TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtria ka marrë kontrollin në shtetin e Zimbabve, por ka thënë se presidenti Robert Mugabe, në pushtet që nga viti 1980, është larguar.
Pas marrjes së kontrollit të televizionit shtetëror, një zëdhënës i ushtrisë njoftoi se njerëzit e pushtetit pranë presidentit Mugabe i kishin shkaktuar "vuajtje sociale dhe ekonomike" vendit.
Ky veprim erdhi pasi Mugabe shkarkoi nënkryetarin e tij, Emmerson Mnangagwa, në favor të gruas së tij, Grace.
Armë zjarri të rënda dhe artileri janë dëgjuar në gjthë pjesën veriore të kryeqytetit Harare, herët në mëngjesin e së mërkurës.
Një deklaratë e bërë nga një gjenerali i ushtrisë mohoi se ishte një grusht shteti dhe tha se presidenti Mugabe ishte i sigurt por nuk tha se ku ishte.
Presidenti Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të vendit të varfër që nga pavarësia nga Mbretëria e Bashkuar.
Ambasada e Britanisë së Madhe i këshilloi britanikët "që tani të jenë në Harare të qëndrojnë në shtëpi derisa situata të bëhet më e qartë", ndërsa ambasada Amerikane në Harare i këshilloi qytetarët e saj në Zimbabve të "strehoheshin në vend të sigurtë " deri në njoftimin të mëtejshëm.
https://twitter.com/usembassyharare/status/930591134241492993?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-africa-41992351