AKTUALITET, 21 October 2026, 12:24

Kishte informacione/ Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjendet celular dhe karikues në qelinë e një të paraburgosuri

Kishte informacione/ Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjendet celular

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së IEVP Shkodër, ka zhvilluar një kontroll për sende të ndaluara në ambientet e institucionit të paraburgimit në Shkodër.

Kontrolli është kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku është konstatuar një aparat celular në gjendje të ndezur, si dhe një karikues, që i përkisnin të paraburgosurit me inicialet A. F.

Në lidhje me rastin, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

I paraburgosuri dyshohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit