TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai duhet të dijë se është një kriminel i shëmtuar i dënuar me vdekje nga populli i Koresë së Veriut. Koreanët e Veriut dënojnë me vdekje Donald Trumpin, sipas një editoriali të publikuar në gazetën shtetërore të vendit. Artikulli tronditës tregon se presidenti amerikan ofendoi vendin kur denoncoi “diktaturën mizore” të Kim Jong –un gjatë turneut të tij në Azi. Dhe për këtë, sipas artikullit Trump duhet të vritet.
“Krimi për të cilin ai nuk mund të falet kurrë është se ai guxoi të dëmtonte dinjitetin e udhëheqjes supreme”, shkruan gazeta e partisë në pushtet Rodong Sinmun. ‘Ai duhet ta dijë se është vetëm një kriminel i shëmtuar i sapo dënuar dënuar me vdekje nga populli korean “.
Artikulli gjithashtu tregon se Trump ishte një frikacak pasi anuloi një vizitë në kufirin e Koresë së Veriut, një vendim që na fakt u bë për shkak të motit të keq. Por artikulli thotë se e vërteta është se Presidenti ishte shumë i frikësuar për t’u përballur me sytë e shndritshëm të ushtarëve të fuqishëm të Koresë së Veriut.
AFP publikoi i pari lajmin ku shkruan se gazeta shtetërore, e cila shihet si një zëdhënëse për qeverinë, ka sulmuar rregullisht presidentin Trump në terma agresivë. Këtë vit, gazeta ka përodur terma si “qen i tërbuar”, “psikopat” madje duke kërcënuar se mund ta kthejë në hi kontenintin amerikan, në çdo moment.