AKTUALITET, 21 October 2026, 12:31

Paralajmërimi/ Rama: Ata që ngritën dorën mbi policinë e pronën do të kenë nga pas hijen e shtetit, do të shlyejnë dëmin që kanë bërë. Paketë, si Italia e Franca

Paralajmërimi/ Rama: Ata që ngritën dorën mbi policinë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të rinjtë se do të paguajnë dëmet që janë shkaktuar gjatë protestës që vijon për më shumë se një jave në Tiranë.

Në një takim me sistemin bankar, kryeministri tha se ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, policisë dhe pronës publike apo private, “do ta ketë hijen e shtetit nga pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë.”

Sipas tij, po punojnë 'me një paketë masash, sikurse ka vepruar Italia e Franca'.

“Ana tjetër e medaljes se të gjithë ata që kanë ngritur dorën kundër shtetit, policinë, dhe kanë dëmtuar pronën publike dhe private do ta ketë hijen e shtetit nga pas deri kur të shlyejnë dëmin që kanë bërë.

Franca doli me paketën e vet, Italia doli me paketën e vet. Ne kemi bashkëpunuar me të dyja palët për paketën tonë, e cila ka edhe disa specifika sepse këtu nuk është çështje e flamës së Antifës, që presidenti Trump e ka shpallur organizatë terroriste.

Nuk është vetëm çështja e pagesave nën dorë të subjekteve të caktuara dhe krimit të organizuar për djem të çoroditur periferish, për të mitur që vijnë dhe ngrenë gurin. Këtu ka edhe ndërhyrje malinje të lidhura me pozicionin e Shqipërisë dhe me një përpjekje djallëzore për të yshtur urrejtje fetare.”, tha Rama.