TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarët turq kanë ndaluar një festival të filmave në gjuhën gjermane për homoseksualët, i cili do të mbahej në Ankara, duke thënë se ai mund të nxisë urrejtje dhe të jetë në shënjestër të sulmeve terroriste.
Organizatorët e festivalit 'Pink Life QueerFest Four' kishin planifikuar të shfaqin katër filma në kinema më 16 dhe 17 nëntor.
"Vendimi na privon nga të drejtat tona kushtetuese", thanë ata.
Homoseksualiteti nuk është i paligjshëm në Turqi, por aktivistët thonë se homofobia mbetet e përhapur.
Guvernatori i Ankarasë tha përmes një deklarate se përmbajtja e festivalit "mund të nxisë grindje dhe armiqësi te një pjesë e shoqërisë".
Inteligjenca tregon se "organizatat terroriste po përpiqen të sulmojnë grupet disidente ose individët dhe festivali i tillë mund të jetë provokues", tha guvernatori i Ankarasë.