AKTUALITET, 27 Mars 2018, 16:32

Vdes 12 vjeçari në Fushë-Arrëz, vëllai dhe motra tjetër transportohen me helikopter në Tiranë

Vdes 12 vjeçari në Fushë-Arrëz, vëllai dhe motra
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Arrëz ku një 12 vjeçar ka humbur jetën.

News 24 raporton se vëlla e motër të jenë prekur nga fruthi, por që 12 vjeçari nuk i ka mbijetuar.

Po ashtu mësohet se vëllai dhe motra tjetër 9 dhe 15 vjeç po transportohen në gjendje të rëndë me helikopter në Tiranë.