AKTUALITET, 27 Mars 2018, 14:49

Kreu i SHISH flet për influencën ruse dhe raportin sekret për policinë

Kreu i SHISH flet për influencën ruse dhe raportin sekret për

Për rreth tre orë, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo ka raportuar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Mësohet se kreu i SHISH është pyetur në lidhje me një  raport sekret për 124 drejtues të lartë policie, të dyshuar si të inkriminuar.

Burimet bëjnë me dije se Bendo, nuk ka mohuar ekzistencën e një raporti të tillë, por nga ana tjetër as nuk e ka pohuar.

Ndërsa për kokainën rekord të kapur në Durrës dhe lidhjet e politikanëve, kreu i SHISH, Helidon Bendo është shprehur se lufta me  narkotikët është një proces që vijon.

Po ashtu, Bendo foli edhe për influencat ruse në Shqipëri, një debat që ka përfshirë kohët e fundit edhe vendin tonë.

Nga ana e tij, mësohet se Bendo të ketë mohuar të ketë influenca ruse, por se ka tendenca të tilla.