TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 persona pasi kanë tentuar që të kalojnë shtetas të huaj jashtë kufirit të Shqipërisë.
Siç bëhet me dije, në afërsi të Urës së Bahçallëkut, ata u arrestuan, pasi në bashkëpunim dhe të organizuar me njëri-tjetrin dhe me mjetet e tyre të cilët janë të një firme që ofron shërbim "Taxi" në Tiranë po transportonin 23 shtetas të huaj Sirian për në Mal të Zi, me destinacion final Austrinë.
Të arrestuarit nga policia janë:
Rolando Shtufi, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AC844T, po transportonte 5 shetas të huaj Sirian.
Haxhi Murati, 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij me targë AC855T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.
Atli Truplja , 51 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mejtin e tij me targë AC856T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.
Leonard Dema, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AC599T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian.
Kastriot Selamaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mejtin e tij me targë AB150T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian.
Lidhur me arrestimet, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.