TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në një konferencë shtypi, për të sqaruar arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriç por edhe për të komentuar daljen nga koalicioni të partisë "Lista Serbe". Sipas Haradinajt, ky vendim duket i paarsyeshëm, megjithatë ai nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.
“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë, sikurse as zyrtarëve serb, por i atyre që kanë thyer ligjin. Dorëheqjen nuk e kam në plan me e dhan", u shpreh Haradinaj.
Me vendimin e sotëm të partisë "Lista Serbe", për largimin nga koalicioni, qeveria "Haradinaj" humbet shumicën. Nuk dihet ende si do të vazhdojë të qeveriset vendi, pas kësaj ngjarje. Haradinaj nuk e shpjegoi se çfarë hapash do të ndërmerren për vazhdimin e qeverisjes.
/TPZ.AL/