TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mark Zuckerberg, ka refuzuar kërkesën e Parlamentit britanik, për t'u pyetur nga deputetët, lidhur me skandalin e abuzimit me të dhënat e përdoruesve.
Bosi i facebook, do të dërgojë një person tjetër nga kompania për të marrë pjesë në komisionin e ngritur nga parlamenti britanik. Damian Collins, kryetari i komisionit të kulturës, dixhitalizimit, medias dhe sportit, i kishte shkruar një letër Zukerberg-ut, ku i kërkonte pjesëmarrje në komision.
Facebook ka kthyer përgjigje, me anë të një letre, ku thuhet se kompania do të dërgojë një person tjetër, në vend të Zuckerberg. Letra nuk shpjegonte arsyet përse Zuckerberg nuk pranon të përgjigjet në këtë komision.
Themeluesi dhe drejtuesi i Facebook. Mark Zuckerberg ka qenë në qendër të vëmendjes, pas skandalit me kompaninë "Cambridge Analytica" dhe aludimit se të dhënat e përdoruesve në facebook, janë përdorur për të ndryshuar sjellen e konsumatorëve apo votuesve. Zuckerberg, është kritikuar edhe për mënyrën si e ka trajtuar skandali, duke mos komunikuar mjaftueshëm me publikun. Ai është shfaqur në një intervistë për CNN, ku pranonte përgjegjësinë, por veprimet e tij dhe të kompanisë janë parë si të pamjaftueshme, për adresimin e këtij skandali.
/TPZ.AL/