AKTUALITET, 27 Mars 2018, 14:08

Mogherini niset urgjent për në Beograd

Mogherini niset urgjent për në Beograd

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini mësohet se sot pasdite do të udhëtojë për në Beograd ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kjo vizitë është konfirmuar nga Brukseli për agjencinë e lajmeve serve, Tanjug.

Kjo vizitë urgjente e Mogherinit, vjen pas ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe acarimit të mardhënieve mes dy shteteve. Autoritetet kosovare arrestuar zyrtarin Marko Gjuriç, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë. Ndërkohë, partia "Lista Serbe", njoftoi ditën e sotme, tërheqjen nga koalicionin qeverisës.