TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai është pritur nga përfaqësuesit serb me ngrohtësi, ku nuk kanë munguar përqafimet.
Kamerat nuk kanë lënë pa fiksuar duart e tij të mbështjella me fasho, pasi ai vetë deklaroi se gjatë arrestimit është dhunuar keq. Madje, edhe është dërguar në spital për arsye të gjendjes shëndetësore.
Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se e kanë rrahuar si qen. “Banda e papërmbajtshme terrorist me zvarriti përtokë, me tërhoqi zvarrë si një qen. Por ata nuk më turpëruan, as mua dhe as popullin serb!”- tha ai, raporton Kurir.
Dekarata u bë pas takimit me Vuçiç dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, pas të cilës do të dilet me vendimin se dalin nga qeveria e Kosovës.
“Unë jam krenar per reagimin e qytetarëve të mi. Ndërkohë që ata lëshuan terroristët, më hodhën në tokë si qen, duke menduar se mund të më fyenin mua dhe popullin serb. Unë jam krenar për serbët, që as kanë ndalur e as do të ndalin luftën për të drejtat e tyre” -tha ai.


