TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me banorët e njësisë Administrateve Polis, në Librazhd. I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe nga Kreu i Grupit Parlamentar, njëherësh deputet i zonës Taulant Balla prezantuan projektin për mbështetjen financare që do u bëhet fermerëve.
Rama ndër të tjera theksoi se qeveria kërkon të stimulojë sipërmarrjen, duke u kërkuar banorëve që të prezantojnë projektete e tyre për të marrë financime nga shteti, kjo ështe vetmja mënyrë që qeveria do t’i mbështetsë ata, siç tha kryeministri.
“Njerëzit rrrinë e shikojnë qiellin se çfarë do sjellë po e solli. Nuk ka arsye të ketë varfëri në fshat. Shteti nuk mund të vijë të bëjë punënë tuaj, shteti do bëjë punën e vet. Sot është vullneti dhe forca e mendjes. Ne duam të stimulojmë sipërmarrjen. Shoqëritë e bashkuara nuk paguajnë më, nuk janë më subjekt i tvsh. Me këto toka ju praktikisht nuk merrni dot asgjë se quhet tokë e zaptuar. Ajo që unë po insistoj me minitrat është se ne kemi dhënë legalizime. Toka shtetërore ne i vëmë në dispozicion të sipërmarrësve. Ku ka pika grumbullii mos prisni shtetin se nuk ka për të ardhur ndonjëherë, por trokini në Bashki, dorëzoni projektin në AZHBR”, tha Rama.
Ndërsa në fund siç duket takimi me banorët u mbyll më shpejt seç ishte planifikuar për shkak të reshjeve të shiut që filluan.
“Ky shiu që bie do jetë bereqet dhe jo problem. Më mirë e mbyllim këtu”, u shpreh Rama.