TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat, ka ftuar ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017.
Ndërsa, u ka bërë thirrje partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2017, t’i dorëzojnë ato menjëherë.
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj tha se nga 128 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, deri tani e kanë dorëzuar raportin vetëm 18 parti politike.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë.”, u shpreh Hoxhaj.
Deklarata e plotë:
