AKTUALITET, 27 Mars 2018, 13:53

"Lista Serbe" del nga koalicioni, rrezikohet qeveria në Kosovë

"Lista Serbe" del nga koalicioni, rrezikohet qeveria në

"Lista Serbe" ka vendosur  të dalë nga koalicioni qeverisës. Ky vendim, vjen një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriç, i cili ishte futur në Kosovë pa lejen e autoriteteve. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, janë në kulm, pas kësaj ngjarje.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me qeverinë "Haradinaj", sepse pa "Listën Serbe", kjo qeveri nuk ka shumicën. Ekziston mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje.

/TPZ.AL/