AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 11:07

Vdekja e shqiptarit në Itali, në hetim xhaxhai i tij. Pse po hetohet për vrasje

Vdekja e shqiptarit në Itali, në hetim xhaxhai i tij. Pse po hetohet


Pas ngjarjes së rëndë, të vdekjes së një shqiptari në Itali, pasi ra nga çatia ku ishte duke punuar, policia ka hapur dosjen për vrasje.

Së paku kështu shkruajnë mediat italiane, duke raportuar në vijim për ngjarjen e ndodhur në Soci, ku shqiptari që mbeti vikamë, jetonte së bashku me xhaxhain e tij.

“Vrasje: kjo është akuza e formuluar nga Prokurori Publik i Firences i cili ka regjistruar dy persona në regjistrin e të dyshuarve pas aksidentit të tmerrshëm në punë ku Nertil Bushi humbi jetën dje.

Një nga këto është xhaxhai i të riut”- shkruajnë mediat italiane.

Nertil Bushi, 27-vjeçari shqiptar, i cili jetonte në Soci me xhaxhain e tij, vdiq dje në mëngjes në Castelfiorentino (Empoli) duke rënë nga çatia e një depoje ku po shtronte katranin për të bërë izolimin e ndërtesës.

Me të, në çatinë ku po punohej ishte xhaxhai i tij 45-vjeçar, Dritan Bushi, dhe ai është një nga dy të dyshuarit. Tjetri është Bruno Napoli, një punëtor me origjinë kalabreze.

Sipas medias italiane, nuk është e qartë se kush ishte pronari i kompanisë. Të mbrojtur nga avokatët Mattia Alfano dhe Massimo Nistri dy të dyshuarit janë në qendër të hetimeve të nisura.

Një nga aspektet e kësaj historie tragjike, mbi të cilën duket se është e domosdoshme të hidhet dritë, është se si po punonte Nertili: a kishte një kontratë të rregullt apo ishte i punësuar në të zezë?

A i ka ndjekur rregullat e sigurisë?

Këto janë dyshimet që hetuesit po përpiqen të marrin përgjigje.