TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Goditet një rast tentative për trafikim të lëndëve narkotike drejt shtetit grek dhe sekuestrohen 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Ishin shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, të cilat në zbatim të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar në dalje nga Republika e Shqipërisë kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjetin tip “KIA”, që drejtohej nga një shtetas 45 vjeçar nga Saranda.
Nga kontrolli i ushtruar, Policia ka konstatuar se në pjesën e poshtme të mjetit ishte krijuar dopio sasi, ku brenda së cilës ishte fshehur një sasi e konsiderueshme me lënde narkotike.
Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Pas kontrollit të imtësishëm në automjet u gjetën 72 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit A. SH., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.