AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 09:19

Parcelë me kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Gjirokastër

Parcelë me kanabis, arrestohet 39-vjeçari në Gjirokastër


Në prangat e policisë ka rënë një 39-vjeçar pasi në afërsi të fshatit Doshnicë, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe” u gjetën të kultivuar bimë kanabisi.

Nga policia është arrestuar Sokol Dine, banues në Tepelenë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Libohovë u arrestua në flagrancë shtetasi:

S.D., 39 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Në afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”(pronë publike), u gjetën të kultivuar bimë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.