AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 10:11

Shkarkimi i Komandantit të Forcave Detare, këshilltari i Metës sqaron arsyet

Shkarkimi i Komandantit të Forcave Detare, këshilltari i Metës


Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Republikës, ka sqaruar sot arsyet e shkarkimit nga detyra të Komandantit të Forcave Detare.

Presidenca bën me dije se “Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit”.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit.

Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore.

Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.

Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t’i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare.

Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojërat politike.