TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është vënë në pranga një 44 vjeçar shqiptar në Greqi, pasi ka plagosur nënën e tij duke e qëlluar me thikë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në banesën e tyre në Lamia të Greqisë, ku shqiptari ka shkuar në gjendje të dehur.
Ai e ka rrahur brutalisht nënën e tij, në fillim me grushte pastaj e ka goditur me thikë.
Nëna e të arrestuarit është jashtë rrezikut për jetën. Ishin fqinjët ata të cilët njoftuan policinë, por sërish shqiptari i ka kërcënuar autoritet greke se do t’i godiste me thikë.
Por tashmë 44 vjeçari shqiptar ndodhet në pranga.