AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 08:55

‘Pse nuk keni sy për të parë?’, Meta nxjerr këtë video dhe shigjeton të ‘paanshmit’: Ia kaloni edhe kryeministrit tonë

‘Pse nuk keni sy për të parë?’, Meta nxjerr


Presidenti i vendit, Ilir Meta ashtu si kishte lajmëruar ka nisur pushimet.

Në një video që ka postuar mëngjesin e sotëm, teksa siç thotë ka bërë një ‘terapi me ujë bore’, Meta ka një pyetje për të gjithë ata që sipas tij hiqen të paanshëm, por ia kalojnë në anshmëri edhe kryeministrit.

“Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?”- pyet Meta.

Postimi i Metës:

Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike:

Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!