TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë u konstitua Këshilli Bashkiak i Durrësit dhe njëkohësisht u betua edhe kryetarja Valbona Sako. Ndërsa Kryetar i Këshillit Bashkiak të Durrësit u vendos Ani Dyrmishi.
Kush është Ani Dyrmishi?
Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme. Më herë ka qenë drejtori i Hipotekës së Durrësit dhe më pas është emëruar drejtori i Hekurudhës Shqiptare, post që e mban edhe aktualisht.
Theksojmë se Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve të 2017, kur kryeministri Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnin dorëheqjen. Ai ishte pjesë e listës me 101 emra për të cilët sipas Ramës ka pasur ankesa nga qytetarët.
Pra ishte pjesë e listës së zezë që Ramës, ku përfshiu zyrtarët e korruptuar në vend.
Në 19 nëntor të vitit 2018 u gjet një sasi tritoli në makinën e Ani Dyrmishit, koha kur mbante postin e drejtorit të Hekurudhës Shqiptare.
