TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, është lojtari i fundit i atyre që kanë humbur jetën në kulmin e karrierës. Janë edhe shumë raste të tjera, ku futbollistë të skuadrave të njohura janë ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Ja disa prej tyre:
FOÉ — Më 26 qershor të vitit 2003, lojtari i Kamerunit, Marc-Vivien Foé, pësoi një atak gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave ndaj Kolumbisë. Të kota përpjekjet e mjekëve për ta sjellë në jetë.
FEHER — Pak muaj më vonë një tjetër dramë e ngjashme në Portugali. Pas një ndëshkimi me karton, sulmuesi i Benfikës, Miklos Feher, u rrëzua në fushë dhe pak orë më vonë u deklarua vdekja e tij.
PUERTA — Më 28 gusht të 2007-ës, mbrojtësi Antonio Puerta u godit nga disa atake kardiake radhazi, që rezultuan fatalë. Sergio Ramos, miku i vjetë i tij te Sevilja, i kushtoi sukseset e Spanjës në Europian dhe Botëror.
O’DONNELL — Më 29 dhjetor të 2007-ës humbi jetën edhe Phil O’Donnell, kapiteni i Motherëall.
JARQUE — Iniesta dhe kombëtarja e Spanjës i dedikuan Botërorin e 2010-ës lojtarit të Espanjolit, Dani Jarque, i cili humbi jetën kur ishte në grumbullim me skuadrën e tij në Firence. Ashtu si Astori dhe O’Donnell, edhe ai ishte kapiten i skuadrës së tij, Espanjolit.
MOROSINI — Tragjedia e fundit që kishte goditur futbollin italian ishte ajo e 14 prillit të 2012-ës. Piermario Morosini nuk arriti ta kalonte një krizë në zemër gjatë ndeshjes mes Livornos dhe Peskarës.
BENITEZ — Nëse këta emra kanë humbur jetën gjatë ndeshjeve ose në grumbullim, Christian Benitez, ish-sulmuesi i Birmingham, pësoi një atak në shtëpinë e tij në Katar.