TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kjo, sqaron Koçijançiç, do të mund të arrihet vetëm nëpërmjet reformave kyç, atë në drejtësi dhe sundim të ligjit si dhe të drejtat themelore.
“Bashkimi Europian është i qartë në pikën, se nuk do të bëjë asnjë kompromis me kriteret e anëtarësimit”, nënvizon Koçijançiç për “Scan”. Çdo progres serioz është i varur nga reformat, vijon ajo.
Ndër të tjera, Koçijançiç thekson se perspektiva europiane vazhdon të udhëheqë transformimin e rajonit, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Europian, çka është më e dukshme se asnjëherë më parë. Këtu, Koçijançiç ndalet duke sqaruar se, pavarësisht progresit ka ende shumë punë për t’u bërë, veçanërisht sa i përket reformave.
Në mënyrë që të ruhet ky moment pozitiv në rajon, Komisioni Europian ka vendosur që të adresojë sfidat e secilit vend në mënyrë të detajuar. Strategjia do të miratohet në shkurt, ndërkohë që në muajin prilll do të prezantohen raportet e detajuara për secilin vend, ku do të sqarohet edhe niveli i përgatitjes së vendeve të rajonit për t`iu bashkuar unionit”, thotë Koçijançiç për “Scan'.