AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 14:46

Vasili: Kriza duhet ndalur sot, nesër do të jetë pa kthim

Vasili: Kriza duhet ndalur sot, nesër do të jetë pa kthim

Nga Petrit Vasili

"Arti i qeverisjes konsiston në mbledhjen e aq parave nga një klasë sa të mund të kënaqë me to klasën tjetër". Kështu thotë Voltaire, një nga filozofët më të mëdhenj.

Kurse shkollëpaku që qeveris në Shqipëri, rrëmben lekët e shqiptarëve dhe kënaq me to veten dhe oligarkët.

Prandaj shqiptarët janë në mjerim dhe të zemëruar, sepse paratë e tyre rrëmbehen dhe mijëra të varfër shtohen çdo vit.

Kur shkollëpakësia dhe babëzia bëhen bashkë prodhohet vetëm shkatërrim ekonomik dhe hajdutëri pa kufi.

Shqipëria e ka prekur fundin në ekonomi dhe një gjysëm hapi më tej është gremina dhe shkretimi i vendit.

Kriza duhet ndalur sot, nesër kriza do të jetë pa kthim.