AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 14:24

Makina me 200 kg drogë, momenti kur arrestohet shqiptari në Itali

Makina me 200 kg drogë, momenti kur arrestohet shqiptari në Itali


Në prangat e policisë italiane ka rënë një 29-vjeçar shqiptar me iniciale N.R pasi është kapur me 200 kg hashash.

Mediat italiane raportojnë se shtetasi N.R ishte në timonin e makinës, kur policia ishte duke patrulluar në atë zone.

Ai nuk mundi ta mbante dot nervozizmin dhe shqetësimin teksa policia i bëri shenjë të ndalonte dhe menjëherë u pikas nga policia.

Gjatë kontrollit në makinë policia zbuloi njëqind pako marijuanë me një peshë totale prej 208 kg. Me shtije me pakicë kjo drogë mund të kapte vlerën e një milion eurove.