AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 14:30

Nuk ka paqe për Pogba te Junajtid, tifozët sërish kundër francezit

Nuk ka paqe për Pogba te Junajtid, tifozët sërish kundër


Pol Pogba po kalon momente të vështira në Mançester, dhe kjo nuk lidhet vetëm pjesën e fushës se sa me marrëdhënien e tij me tifozët e klubit. Gjithçka nisi me një penallti të humbur në kampionat, teksa fansat e ‘Djajve të Kuq’ shpërthyen në ofendime raciste ndaj francezit në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kur u duk se ky episod u tejkalua, këtë herë në qendrën sportive të Kerrington, në një nga tabelat e vendosura ishte shkruar ‘Pogba out’.

Mesa duket, tifozët anglezë janë lodhur nga sjellja e mesfushorit jashtë fushe, ku Pogba e ka deklaruar se preferon një aventurë të re.

Në këtë situatë të krijuar, ndoshta klubi do ta mendojë sërish të ardhmen e Pogba, teksa Real Madrid me Zinedin Zidan janë pas dere, me merkaton e cila do të jetë e hapur deri më datë 2 shtator.