TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rusi Rasul Mislaev i cili u arrestua disa javë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013 ka dalë sërish sot para gjykatës.
Por edhe seanca e sotme në Gjykatën e Durrësit është shtyrë pasi nuk u paraqit prokurori dhe nuk kishte avokat mbrojtës.
“Ju lutem mos më depërtoni se atje do të më vrasin” kështu është shprehur para trupës gjykuese Mislaev.
34-vjeçari akuzohet se është terrorist. Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.