AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 12:12

U arrestua pas skandalit që tronditi politikën në Maqedoninë e Veriut, gati shkarkimi i prokurores

U arrestua pas skandalit që tronditi politikën në Maqedoninë


Këshilli i Prokurorëve Publikë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të fillojë procedurën për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva, për shkak të punës joprofesionale dhe joetike, njoftoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kole Shterjev.

Ai shtoi se Këshilli do të duhet të përgatit raport të cilin do të duhet ta dorëzoj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që Kuvendi të vazhdoj procedurën e mëtejshme dhe të kthej raportin në Këshill, ku edhe do të vendoset për shkarkimin e Janevës.

Shteriev mes tjerash tha se në historinë e Këshillit të Prokurorëve, për herë të parë përballet me një situatë të tillë, në të cilën një shefi i Prokurorisë Publike i është përcaktuar masa e paraburgimit. /Alsat