TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra banorë të fshatit Floq vijojnë të mbeten në qiell të hapur. Tërmeti i tre muajve më parë ka lënë në mes të katër rrugëve dhjetëra familje.
Shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në ambientet e shkollës së fshatit, disa të tjerë janë rikthyer në banesat e shkatërruara. Ndonëse rreziku është i lartë, fëmijë të moshuar dhe të sëmurë zgjohen nën rrënoja.
Familja Pelivani prej 6 anëtarësh bën apel për ndihmë. Ata thonë se ndërtimi i banesave është selektiv dhe jo i drejtë.
Teksa thonë se janë në kushte te vështira qëndrimi në shkolla është i pamundur. Gjendja shëndetësorë rëndohet çdo ditë.
Bajram Bekollli është një tjetër kryefamiljar. Banesa e tij është një ndër më të dëmtuarat. Gjithçka është kthyer ne rrënojë ndërsa ata qëndrojnë brenda saj. Premtimet ishin të shumta nga qeveria ndërsa sot askush nuk ka marrë asnjë masë.
Indinjimi i tyre ka ardhur pas ndërtimit te banesave të para sipas tyre zgjedhjet janë bërë selektive. Nuk është ndërhyrë në familjet e prekura por po ndihmohen ata që kanë nga dy banesa.
Floqi u trondit nga lëkundjet e forta në muajin qershor. Ndërsa edhe sot vijon te jete një situatë e rënduar. Aktualisht janë ndërtuar 5 banesat e para ndërsa pritet të vijojë edhe në rikonstruksionin e 40 banesave të tjera./ Fax News