TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në “Fax News” është shprehur se LSI ka depozituar prej kohësh amandamentet që janë shumë të qarta.
Ai është shprehur qartë duke theksuar se kanë propozuar uljen e Tvsh-së për mallrat e shportës që janë mallrat bazikë për familjet shqiptare, si: sheqeri, orizi, fasulja, vaji etj.
“Janë masat më të thjeshta më të domosdoshme të mundshme që mund të merren, por kjo qeveri e urren të varfrin, kjo maxhorancë do të rrënojë të varfërit, mendon ta shfrytëzojë të varfërin të cilit mundohet dhe ti blejë blejë votën. Ne shkojmë më një premisë shumë të thjeshtë, kemi ndjeshmëri për të varfrit. Nuk është protagonizëm t’u ulim taksat të varfërvë, është masë kundër qeverisë që do t’u vendosë të varfëve taksa”, - tha numri dy i LSI-së.
I pyetur nga se çfarë pret LSI-ja nga buxheti, Vasili tha: “Buxheti, duke qenë në krizë të madhe nuk ka investime që të krijoje punë. Nuk ka vizion, nuk ka invesitime të huaja, kjo që ne propozojmë nuk është populizëm po ka vetëm elementë realist, pasi një familje në varfëri ekstreme ka rrezikun të shpërbëhët. Nga buxheti 2018 nuk pres asgjë nuk ka asnjë qasje të re, duhet të diskutonim nje mbledhje afatgjatë në parlament, por asgjë nuk diskutohet”.