AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 20:30

Arrestohet shqiptari me 31 kg marihuanë në Katania, kishte vlerë 75 mijë euro

Arrestohet shqiptari me 31 kg marihuanë në Katania, kishte vlerë

Tridhjetë e një kilogram marihuanë, 850 gram kokainë dhe 25 gram hashash.

Kjo është sasia e drogës së kapur nga policia e Katanias një shqiptari 41-vjeçar, Vladimir Kapajt, në momentin që ai donte t’ia shiste një italiani (Agatino Piana, 39 vjeç).

Policët ndërhynë në momentin kur panë një Opel Vectra, që drejtohej nga shqiptari në afërsi të banesës së Pianës, që po e priste në rrugë.

Sipas agjencisë italiane, Ansa, vlera e drogës kapte shumën 75 mijë euro, por në merkato ajo mund të shkonte deri 160 mijë euro.

TPZ.AL