TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Uragani Florence ka shkaktuar të paktën pesë viktima, mes tyre një nënë me fëmijën e saj, që u goditën nga një pemë. Edhe pse pati një dobësim të lehtë kur mbërriti ne brigjet lindore amerikane, paralajmërimet e autoriteteve se ky uragan kishte fuqinë që të shkaktonte viktima rezultoi i vërtetë. Florence të premten në darkë dhe gjatë orëve të mëngjesit goditi fort Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Shpejtësia e erës arriti në 120 kilometra në orë.
Rreth 600 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Sipas zyrtarëve, gjysëm milionë njerëz ,betën të premten pa energji elektrike. Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se Florence tashmë ka shkaktuar stuhi të rrezikshme për jetën e njerëzve në brigjet e Karolinës së Veriut.
”Me ardhjen e stuhisë së fuqishme që shkakton dallgë të mëdha në oqean, lumenjtë që derdhen atje do të tej mbushen, duke shkaktuar përmbytje në zonat përreth.” – tha dje Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Cooper.
Metereologët thonë se më tepër se sa fuqia e stuhisë, shqetësim përbën lëvizja e ngadaltë e saj. Presidenti Donald Trump tha se qeveria është e përgatitur për të përballuar Florencën; ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të emergjencave për rastet e fatkeqësive, janë në gatishmëri të plotë.
Sipas parashikimeve të motit, Uragani Florence pritet të dobësohet së tepërmi kur të kalojë të shtunën nëpër pjesën qendrore të shtetit të Karolinës së Jugut.