BOTA, 15 Shtator 2018, 09:13

3 vite në arrati, arrestohet banoni i kokainës në Kolumbi/ EMRI

3 vite në arrati, arrestohet banoni i kokainës në Kolumbi/ EMRI

Policia kolumbiane ka arrestuar pas 3 vitesh arrati Viktor Hugo Cuellar-Silva, baronin e kokainës.

Ai akuzohet se ka trafikuar kokainë me vlerë qindra miliona midis Amerikës së Jugut, Meksikës dhe SHBA-së. Pas arrestimit ai u ekstradua në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Silva ishte njëri nga trafikantët më të kërkuar në botë nga disa polici, si ajo kolumbiane, FBI, Interpoli.

Policia i ka sekuestruar Silvas më shumë se 7,700 kilogramë kokainë me një vlerë mbi 500 milionë dollarë gjatë hetimit trevjeçar.

Tashmë do të përballet me drejtësinë.

TPZ.AL