BOTA, 13 Shtator 2018, 08:58

SHBA, uragani Florence zbret në kategorinë 2, ende s’ka kaluar rreziku

SHBA, uragani Florence zbret në kategorinë 2, ende s’ka kaluar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të përfshihen nga uragani “Florence” në pjesën lindore.

Uragani ka humbur forcën duke arritur kategorinë 2 nga 5.

Kjo nuk do të shmangi shirat me rrëmbim dhe dallgët e larta deri në 4 metra lartësi.

Washingtoni, Virginia, Karolina e Jugut dhe Karolina e Veriut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ka qenë vetë presidenti Donald Trump ai që ka kërkuar shpalljen e emergjencës, ndërsa nëpërmjet postimeve në twitter kërkoi nga qytetarët të ndjekin udhëzimet e sigurisë.TPZ.AL