BOTA, 13 Shtator 2018, 12:44

Trump: Çdo vend, individ apo kompani që ndërhyn në zgjedhjet amerikane do të përballet me sanksione

Trump: Çdo vend, individ apo kompani që ndërhyn në

Çdo vend, individ apo kompani që ndërhyn në zgjedhjet amerikane do të përballet me sanksione të forta nga Washingtoni. Presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv që ndalon ndërhyrjen në proceset elektorale në Shtetet e Bashkuara, edhe pse kjo masë nuk ka gjasa të plotësojë kërkesat e kongresit për dënimin e detyrueshëm të kundërshtarëve si eshte Rusia.

Vendimi i Trump vjen pak përpara zgjedhjeve për kongresin që mbahet ë muajin nëntor. Urdhri i Trump udhëzon komunitetin e inteligjencës të monitorojë dhe raportojë përpjekjet për të prishur infrastrukturën zgjedhore, si dhe propagandën.

Urdhri po ashtu vë ndalesa ose kufizime për ata që dyshohen se kryejnë ndërhyrjen. Trump është kritikuar për përgjigjen e tij ndaj ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në procesin elektoral për të ndihmuar zgjedhjen e Trumpit, përballë kandidates demokrate, Hillary Clinton. Por, Trump vazhdimisht ka thënë se akuzat janë kryesisht rezultat i demokratëve që kërkojnë të zhvendosin përgjegjësinë pas dështimit të tyre. Rusia po ashtu i ka mohuar akuzat.