AKTUALITET, 23 Dhjetor 2018, 18:36

Unaza e Re/ Basha: Skandaloze, Rama do të zhvendosë Lanën

Unaza e Re/ Basha: Skandaloze, Rama do të zhvendosë Lanën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot sërish në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve që protestojë kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët protestojnë për 51 ditë rresht duke i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga projekti.

Kreu i PD, tha se në Tiranë po ndodh ajo që s’ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës.

Sipas liderit të së djathtës, kjo bëhet për të mos prekur kompleksin që do ndërtojë miku i Taulant Ballës me firmën e Ramës dhe Veliajt.

“Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cenohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut.

Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë.

Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha.

Akte të tilla korruptive, si ky që zhvendos lumin e Lanës, ndaj kjo betejë është simbolike,” tha Basha.