TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Është momenti i duhur dhe historik që Kosova dhe Serbia gjatë një periudhe afatshkurtër të arrijnë marrëveshje historike të paqes për njohje reciproke si dy shtete fqinje”, u shpreh në një intervistë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas tij, ky proces ka mbështetjen e fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-ve.
“Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori John Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë.
Ajo që mund të konstatoj është kjo, që Kosova do të koordinohet për të gjitha angazhimet që do të ketë në muajt e ardhshëm për të përmbyllur me sukses procesin e filluar për marrëveshjen historike të paqes e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.”, theksoi presidenti Thaçi.
I pyetur se marrëveshja a ka si bazë korrigjimin e kufijve, presidenti Thaçi tha se “marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse dhe me një substancë të gjerë të shumë aspekteve apo çështjeve të hapura, të cilat do t’i negociojë ekipi negociator i Kosovës.”
Sipas tij, roli i SHBA-ve do të jetë i pazëvendësueshëm në këtë proces që do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia, dhe kjo marrëveshje duhet të bartet edhe me heqjen e vetos se Rusisë në Këshillin e Sigurimit dhe Kosova të përfitojë njohjen globale.