TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vrasës serik i cili ka përdorur pseudonimin e filmit “Scarface” të Al Paciçon, është dënuar në Britani për vrasjen e tij të pestë.
Mane Driza, i njohur edhe si Tony Montana – vrau Stefan Bledar Monen në banesën e tyre në veri të Londrës në qershor të vitit 1999.
Mone, që priste të bëhej baba, u qëllua 120 herë me thikë pas sulmit brutal, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Driza, 41 vjeç tani, u arratis në Evropë për tri vite.
Ai u dënua me 20 vjet burg në Gjykata e Old Bailey të mërkurën.
Në Gjykatë u tha se ai ishte shpallur fajtor për katër vrasje fatale dhe një tentativë vrasjeje në Shqipëri dhe Itali, si dhe kërcënime për të vrarë.
Gjyqtari Sarah Munro tha se dënimi minimal për Drizën është 20 vjet dhe ky dënim do të nisë në vitin 2026, pasi të përfundojë dënimin italian.
“Ky është një rast shumë i pazakontë, nëse jo i veçantë”, tha zonja Munro.
BBC shkruan se Driza, një gdhendës, u zemërua kur shoku i tij i banesës, i mori unazën e dasmës dhe ia dha partneres së tij.
Më pas, Driza mori disa thika dhe një dorezë boksi dhe shkoi për ta vrarë Monen në shtëpinë e tyre në Wembley.
E dashura shtatzënë e viktimës, Zoe Blay, e gjeti trupin të nesërmen dhe e identifikoi vetëm fal rripit të pantallonave.
Në vitin 2001, Driza u dënua në mungesë në Shqipëri për dy akuza për vrasje me paramendim bashkë me të atin.
Në qershor 2002, ai ishte dënuar në Sicili për vrasjen e Artan Maskajt dhe Albert Blushajt, si dhe vrasjen në tentativë të Lefter Maskajt.
Panorama