TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar fjalimin e Ditmir Bushatit në parlament, i cili u interpretua si një shenjë disidence brenda Partisë Socialiste. Shkullaku tha se fjalimi i Bushatit nuk është shenjë disidence, por fakti që u interpretua si i tillë, tregon gjendjen ku e ka katandisur Edi Rama Partinë Socialise me autoritarizmin e tij.
“Ditmir Bushati na bën përshtypje se vjen pas Taulant Ballës Gjylametit, , Qametit dhe dëgjon një njeri që ja ka thënë mendja e vet, çuditemi. Ose Spiropali, që thotë të njëjtat gjëra si Rama. Ky njeri nuk përdori atë fjalor. Më shumë se sa si shenjë disidence, na shërben fjalimi i Ditmir Bushatit, për të treguar si është katandisur Partia Socialiste.
Në PS ne kishim akses informimi, mbledhjet bëheshin të hapura, Rama propozonte edhe fraksione në PS, tani nuk lejon fraksione. Shikoni se si, një parti që kishim pasuri kombëtare, të hapur, ku kishte përfaqësim, e shndërroi në parti që përfaqëson interesat e një njeriu të vetëm. Edhe në kohrat më të egra të Berishës, nuk mund të quhej kundervëniej një fjalim si ky që mbajti Ditmir Bushati. Akti i fundit disident, në PS ka qenë ikja e Pandeli Majkos nga votimi për Teatrin”.u shpreh Shkullaku.
/TPZ.AL/