AKTUALITET, 3 Janar 2019, 15:07

"Uji fle, ndërsa qeveria s’fle, grabit me koncesion 7.4 miliardë lekë më 31 dhjetor"

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar qeverinë se ka “grabitur” edhe më 31 dhjetor. Bëhet fjalë për koncesionin që Damian Gjikuri ka shpallur në 31 Dhjetor, edhe pse është shkarkuar.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/01/03/gjiknurin-nuk-e-ndal-as-dita-e-vitit-te-ri-edhe-pse-i-shkarkuar-jep-koncesion-58-milione-euro/

Vasili shkruan se edhe në ditën kur të gjithë shqiptarët festonin, qeveria rrinte zgjuar duke grabitur koncesione.

Në një status në Facebook ai shkruan se “plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor”.

Statusi i plotë

Uji fle, ndersa qeveria s’fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!!

E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor.

Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor,qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin ministrat, qe ky kryeministri i ka rrezuar,shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.

Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor.

Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro.

Keta hajdute s’kane as cipe as turp as limit.

Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark.

Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur.