AKTUALITET, 3 Janar 2019, 15:01

Flet para hetuesve për vrasjen e dyfishtë në Ballsh, debatin e nisa me kunatën

Flet para hetuesve për vrasjen e dyfishtë në Ballsh, debatin e

Gazmend Musta, ka treguar përpara uniformave blu variantin e tij për konfliktin me të shoqen dhe kunatën, që u përshkallëzua deri në vrasjen e tyre.

34-vjeçari është shprehur se debatin e kishte nisur me kunatën e tij.

“Kisha shkuar tek prindërit e mi në fshat. Kur u ktheva në banesë gjeta motrën e gruas. Merisa më tha se kishte ardhur që të merrte motrën e saj dhe fëmijët që të shkonin për festë tek prindërit e tyre. Nuk e lejova të shkonte sepse me ta kam pasur debate të herë pas hershme. Që kur kam shkuar emigrant në Greqi kam pasur sherre me babain e nuses. Kur po debatoja me kunatën, ndërhyri edhe Gentiana duke më kundërshtuar”.

Pak pasi vrau bashkëshorten Gentiana Çaushaj dhe kunatën Merisa Çaushaj, ai është arrestuar në gjendje të dehur nga policia.