TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policisë greke ju deshën 7 orë marrje në pyetje për të "zbërthyer" 52 vjeçarin shqiptar dhe të pranonte vrasjen e të bijës 29 vjeçare.
Gjatë marrjes në pyetje të tij, 52 vjeçari shqiptar iu lut policisë që të bënin diçka për të gjetur vajzën e tij.
"Ju lutem më ndihmoni të gjej fëmijën tim", mësohet të jetë shprehur ai në vijimësi gjatë orëve të marrjes në pyetje, por në fund, pranoi krimin duke rrëfyer dhe vendin ku e kishte varrosur të bijën.
Familja shqiptare jetonte prej vitesh në ishullin e Korfuzit, ndërsa 29 vjeçarja shqiptare ishte lidhur me një të ri afgan, i cili jetonte gjithashtu në Korfuz prej vitesh.
I dashuri i saj, mësohet të ketë deklaruar në polici, se vajza nuk kishte asnjë kontakt me nënën, 15 vitet e fundit, njeriu i vetëm që e kishte rritur dhe edukuar, ishte babai i saj.
Ai ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga Korfuzi prej vitesh dhe mendohet se jeton në Shqipëri.
Tashmë, kundër 52 vjeçarit shqiptar është hapur dosja për vrasje me dashje.