AKTUALITET, 3 Janar 2019, 12:51

Vrau gruan dhe kunatën, autori i krimit: Jam penduar

Vrau gruan dhe kunatën, autori i krimit: Jam penduar

“Jam penduar”. Kështu ka pohuar para hetuesve 34-vjeçari Gazment Musta, autor i krimit makabër që tronditi Ballshin një ditë më parë.

34-vjeçari rrëfeu se theri me thikë bashkëshorten 31-vjeçare Gentjana Çaushaj dhe kunatën Merisa pas një sherri të mërkurën në drekë. Ai ka rrëfyer se pikënisje e debatit ishte kërkesa e bashkëshortes për të marrë fëmijët dhe për të shkuar te prindërit e saj, me të cilët Gazmenti nuk kishte marrëdhënie të mira që prej një viti.

Në debat e sipër 34-vjeçari mori thikën dhe qëlloi fillimisht bashkëshorten, ndërsa më pas edhe motrën e saj 18-vjeçare, e cila u përpoq të pengonte vrasësin.

Gjithë skena e krimit mësohet se ndodhi në prani të dy fëmijëve të mitur. Tragjedia nuk ishte publikuar kur familjarët e viktimave mbërritën në banesën e çiftit të ri dhe u përballën me efektivët e policisë. Polica tha se autori vu në pranga teksa tentoi të largohej bashkë me dy fëmijët.

Sipas uniformave blu, 34-vjeçari kishte konsumuar alkool por jo në sasi të tilla sa të humbiste kontrollin. Gazment Musa ishte kthyer në familje për festat e fundvitit dhe do të rikthehej sërish në Greqi ku punonte si emigrant./Tv klan