AKTUALITET, 3 Janar 2019, 13:23

Juventus, ofertë prej kampioni për Ramsey: nuk përjashtohet ardhja në janar

Juventus, ofertë prej kampioni për Ramsey: nuk përjashtohet

Ka nisur zyrtarisht sulmi i Juventus për Aaron Ramsey. Bardhezinjtë duan të mundin konkurrencën e PSG, por edhe të Real Madrid e Bayern Mynih, për mesfushorin në skadencë kontrate në qershor me Arsenal.

Oferta e propozuar nga kampionët e Italisë nëpërmjet Drejtorit Sportiv, Fabio Paratici – që nga Dubai ka konfirmuar interesimin e madh për lojtarin – është nga ato më të mirat që mund të bëjnë bardhezinjtë, edhe për respekt të hierarkive: Kontratë 5 vjeçare për një pagesë prej 6,5 milionë në sezon, plus bonuse lidhur me prezencat.

Juventus nuk dëshiron të parakalohet dhe po përgatit terrenin për në qershor, kur Ramsey do të lirohet me parametër zero, edhe pse nuk është për tu përjashtuar një mbërritje e tij në Torino që në merkaton e janarit, ashtu si la të kuptohet Emery në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundit.

“Ramsey ikën në janar? Ndeshjen e ardhshme do ta luajë me ne, unë mendoj vetëm për atë”, deklaronte tekniku i Arsenal.