TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke i japin jehonë të gjerë vrasjes së një vajze 29 vjeçare shqiptare nga babai i saj.
"Kathimerini" shkruan se shqiptari dyshohet se e ka goditur me shufër hekuri në kokë vajzën duke i shkaktuar vdekjen.
Mjekja ligjore Krisavgji Kushi në Korfuz i tha ‘TV SKAI’, se vajza është goditur disa herë me shufër hekuri dhe ajo është përpjekur deri në momentet e fundit që të mbrohet.
Pas kësaj, ai e varrosi në pjesën e pasme të shtëpisë.
Krimi erdhi si pasojë e grindjeve të vazhdueshme pasi Angjelina Petro, ishte në një marrëdhënie intime me një shtetas nga Afganistani, marrëdhënie të cilën babai i vajzës nuk e kishte pranuar asnjëherë.
Kohët e fundit, sipas gazetës, 28 vjeçarja jetonte me partnerin e saj, dhe ishte pikërisht ai që denoncoi zhdukjen në polici, pasi thirrjeve të vazhdueshme në telefon, duke mos marrë përgjigje.
Mësohet se nëna e viktimës jeton në Shqipëri.
Trupi i viktimës është gjetur dje natën vonë ndërsa vrasja ka ndodhur midis datës 1 dhe 2 janar.
Prokuroria greke ka ngritur zyrtarisht akuzën e vrasjes ndaj 52 vjeçarit shqiptar.
Trupi i pajetë të së resë ndodhet ende në morg, ndërsa pritet t'i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.