AKTUALITET, 3 Janar 2019, 14:17

Dy futbollistë e talentuar “braktisin” Zvicrën, bashkohen me Kosovën/ FOTO

Vazhdojnë prurjet te Kosova, në prag të eliminatoreve të Europianit 2020. 2 elementë cilësorë pritet t’i bashkohen skuadrës së Bernard Shaland. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Hadërsfilldit, Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin e Sionit, Bastin Toma.

Trajneri i dardanëve ka konfirmuar se të 2 futbollistët kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Si Toma ashtu dhe Hadërgjonaj janë aktivizuar më parë me kombëtaren e moshave të Zvicrës, teksa presin OK-in nga FIFA, për t’iu bashkuar Kosovës.