AKTUALITET, 28 Qershor 2018, 09:01

‘U zbrazën karikatorët, plumbat e gjaku mbushën rrugën’, gazetarja tregon tmerrin e përplasjes në Tiranë

Perplasje me arme zjarri pas mesnate ne zonën e Kinostudios, në kryeqytet. Sipas ted dhenave te para persona ende te paidentifikuar nga policia jane perplasur me arme pas nje sherri mes tyre. Jane zbrazur armet dhe ka pasur edhe te plagosur.

Gazetarja e “News 24”, Doriana Bezat ka qene e pranishme ne vendin ku ndodhi ajo qe ajo e quan nje lufte e vertete.

“Kjo këtu jam unë. Në rrugën përballë meje ndodhi një luftë e vërtetë. U zbrazën karikatorët e plumbat mbushën rrugën. Gjaku po ashtu. Unë aty. Krimi përballë. Policia? Hiçgjëkundi!”, shkruan gazetarja, duke postuar edhe nje foto nga vendi i ngjarjes.