TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas deklaratës së kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se u arrit një marrëveshje me një grup artistësh për ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar, kanë reaguar deputetët e PD.
Përmes një deklarate ata kanë kërkuar dëgjesë me Veliaj ne 4 korrik për ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar dhe i jep falas privatit territorin e Teatrit Kombëtar dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla. Mësohet se kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin e Medias, të cilët e kanë thirrur Veliajn, duke shprehur shqetësimin se ligji i propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.
Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar. Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik.
