TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, Mbikalimi i Shkozetit-Sukth.
Prej orës 16:00 të ditës së sotme, aksi Tiranë-Durrës dhe anasjelltas është i hapur për të gjithë qarkullimin e mjeteve.
Po ashtu ARRSH njofton se ditën e nesërme, rreth orës 05:30 të mëngjesit do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin Sukth-Maminas.
Bëhet me dije se do të devijohet trafiku në rrugën dytësore. Në varësi të kushteve atmosferike, parashikohet që ky segement të përfundojë në mesnatën e nesërme, njofton ARRSH.